DYLON

Kosovarja që punon këshilltare e presidentes kroate, Kitaroviq

Kosovarja që punon këshilltare e presidentes kroate, Kitaroviq
Avatar photo Elife Sherifi

Shqiptarja e vetme në kabinetin e presidencës kroate, Gentiana Fana ka folur për politikën kosovare dhe për pozitën e saj në raport me vendet evropiane.

Fana, tash e një kohë këshillon presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq,  26-vjeçarja kosovare me prejardhje nga komuna e Drenasit, Gentiana Fana, shërben qe disa vite si këshilltare për të rinjtë në presidencën kroate.

Ajo ka folur për angazhimet e saj në Kroaci, për ambiciet e saj për të ardhmen dhe për mundësinë që ajo të shërbejë si politikane në Kosovë. Ndër të tjera, Fana pavarësisht suksesit të saj atje, është shprehur e shqetësuar për politikën kosovare, për korrupsionin dhe për sfidat tjera me të cilat po përballet Kosova.

EkoHigjiena

Sipas saj, as diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur duke aluduar se në krye të saj qëndrojnë persona, të cilët nuk janë kompetentë..

Ajo ka treguar se do të jetë e gatshme në të ardhmen të shërbejë si politikane edhe në Kosovë.

“Edhe pse e dua Kosovën shumë dhe mundohem të vij sa më shpesh ende nuk e shoh veten si politikane në Kosovë, pasi më duket se nuk do të isha e pavarur nga interesat politike të të tjerëve. Në qoftë se do të kthehem në Kosovë një ditë, atëherë dua të punoj për të mirën e popullit tim e jo për interesat e dikujt tjetër”, ka thene Fana ne intervisten e fundit per gazeten “Zeri”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.