Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.
Në këtë takim Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ambasador Minxhozi biseduan rreth marrëveshjeve mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët vjetore të dy qeverive.
Monitorimi dhe zbatimi i këtyre marrëveshjeve do të thellojë marrëdhëniet mes dy shteteve në fusha të ndryshme të bashkëpunimit. Kapërcimi i barrierave dhe burokracive në të cilën kjo qeveri është duke punuar, do të ndërtojë model të bashkëpunimit në rajon në fushën e ekonomisë, turizmit, zhvillimit rural, bujqësi, kulturë, etj.
Gjithashtu u diskutua për organizimin e panaireve të përbashkëta të promovimit të bizneseve dhe bashkëpunim të forcuar në zonat kufitare në mënyrë që të forcohet dhe lehtësohet ndërveprimi mes banorëve mes kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.