DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim paqeruajtës nga Komanda e Brigadës Regjionale – Lindje

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim paqeruajtës nga Komanda e Brigadës Regjionale – Lindje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it nga kampi Bondsteel, në krye me kolonelin Paul C. Judge, zëvendëskomandnat i Komandës Regjionale në sektorin e lindjes si dhe kapitenin Deniz Demyriakan, me të cilët ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Gjilan dhe regjionin që mbikëqyret nga kjo trupë paqeruajtëse.

Gjatë këtij takimi njohës dhe miqësor u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e vendit. 

EkoHigjiena

‘Me përfaqësuesit e KFOR-it nga Brigada Regjionale – Lindje biseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë, si nevojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me ç`rast shfrytëzova rastin që t`i shpreh mirënjohje të veçantë trupës paqeruajtëse në këtë sektor sikurse e ritheksova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Brigadës Regjionale të KFOR-it në Bondsteel”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.