Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) bënë të ditur se Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar shifra rekorde në ofrimin e shërbimeve laboratorike, për periudhën prill-maj 2021.
Gjatë këtyre dy muajve, janë kryer 324 mijë e 12 analiza laboratorike për 68 mijë e 897 pacientë.
Vitin e shkuar, në të njëjtën kohë, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, që kishte prekur një pjesë të konsiderueshme të personelit shëndetësor dhe kishte vështirësuar punën tej mase, u realizuan 50 mijë e 201 analiza për 6 mijë e 722 pacientë. /2LONLINE.com/