DYLON

Inspektorati i MINT kryen verifikimin e peshoreve në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi

Inspektorati i MINT kryen verifikimin e peshoreve në Gjilan, shqipton gjoba për parregullsi
Avatar photo Redaksia

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bashkë me Agjencinë e Metrologjisë, këtyre ditëve kanë kryer inspektime të mjeteve matëse (peshoreve), si dhe kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit të këtyre operatorëve në qytetin e Gjilanit. 

Gjatë inspektimit, në tri peshore janë hasur parregullsi që nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për Peshore Jo-Automatike (nuk kanë miratim të tipit). 

EkoHigjiena

Këto peshore janë larguar nga përdorimi dhe është kërkuar nga subjektet ekonomike për një afat të caktuar të dhënat nga inspektorët e mbikëqyrjes metrologjike, që të njëjtat duhet të zëvendësohen me peshore në përputhje me Rregulloren për Peshore jo-automatike, transmeton 2LONLINE.com/

Po ashtu janë kryer matje të bukës nëpër furra për ta verifikuar peshën e tyre në bazë të deklaracionit që e kanë prezantuar. Një furrë është gjobitur, bazuar në normativat ligjore,  për shkak të mos përputhjes së peshës së bukës me deklaracionin, që e ka prezantuar për blerësit. 

Gjatë inspektimit, Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba për flamujt e origjinës, që nuk kanë qenë të vendosur në produkte, transmeton 2LONLINE.com.

Inspektime të tilla janë duke ndodhur në vazhdën e punës së Ministrisë së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të krijuar siguri në treg. 

Mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet i Ministrisë së  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që qytetarët të sigurohen të marrin aq sa paguajnë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.