Nivelet e kancerit të prostatës dhe vdekjet nga kjo sëmundje kanë pësuar rënie apo janë bërë të qëndrueshme në 44 vende midis viteve 1980 dhe 2012, falë analizave më të mira, tregon një studim i ri.
Rreth një në nëntë burra vlerësohet se zhvillojnë kancerin e prostatës në një pikë në jetën e tyre, duke e bërë atë formën e tretë më të zakonshme të sëmundjes në SHBA dhe e dyta në mbarë botën.
Kanceri i prostatës ishte dikur i vështirë për t’u zbuluar, por që kur u miratua një test gjaku për sëmundjen – në vitin 1994, në SHBA – normat e vdekshmërisë kanë rënë në shumicën e vendeve.
Por, ky test gjithashtu bëri që shumë mjekë të shqetësoheshin gjë që çoi në mbi-diagnostikim dhe frikë të panevojshme për burrat.