Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se lidhur me rastin “Vjedhje e rëndë’, që kishte ka ndodhur më datën 24.11.2017 në marketin “Endi’’, në Zhegër të Gjilani, policia ka vënë nën pranga një të dyshuar.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se sot është arrestuar një person që dyshohet se, në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë, kanë kryer vjedhje të cigareve të llojeve të ndryshme.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
https://www.facebook.com/venhar.x.ramadani/videos/1824468380916292/