Situata e vështirë nga pandemia COVID-19, ka sjellë uljen e vlerës së kartonit të futbollistëve në të gjithë botën. Kësaj nuk i ka shpëtuar as Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ka pësuar ulje të mëdha në vlerën e lojtarëve.
Tashmë lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares është Marash Kumbulla, i cili lë pas Thomas Strakoshën, vlera e të cilit ka rënë për pesë milionë euro.
Top-pesë lojtarët më të shtrenjtë të kuqezinjëve:
1.Kumbulla nga 25 milionë euro në 22.5 milionë euro
2.Strakosha nga 25 milionë euro në 20 milionë euro
3.Hysaj nga 16 milionë euro në 13 milionë euro
4.Gjimshiti nga 15 milionë euro në 12 milionë euro
5.Berisha nga tre milionë në 2.4 milionë euro.