DYLON

Haziri viziton Stacionin e Autobusëve: Do të bëhet më moderni në rajon

Haziri viziton Stacionin e Autobusëve: Do të bëhet më moderni në rajon
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve, për të parë nga afër marra e ndërmarra për parandalim kundër Covid-19.

Haziri ka konfirmuar se Stacioni i Autobusëve do të jetë në planin e investimeve në këtë vit.

“Meqë transporti publik është ndërprerë, përmes menaxhmetit, ne po punojmë në projektin për ndërtimin e Stacionit të ri, që e kap shumën prej 600 mijë euro dhe që i plotëson nevojat për transprotin urban dhe ndër-urban. Ndërmarrja është menaxhuar mirë dhe s’ka shkaktuar asnjë borxh në gjashtë vitet e fundit”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avni Hajrullahu, ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19, ndërkaq e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që u ka dhënë.

“Stacioni i Autobusëve në Gjilan do të jetë me një sistem të avancuar digjital dhe më moderni në rajon”, tha Hajrullahu.

Ndryshe, afro 1 milion njerëz njerëz në vit qarkullojnë në Stacioninn e Autobusëve në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.