Cristiano Ronaldo, realizoi tre gola ndaj Atletico Madridit dhe Juventusi u kualifikua tutje, por festimi i tij ka hapur shumë polemika, aq sa UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj portugezit.
Federico Bernardeschi beson se Ronaldo nuk do të suspendohet për ndonjërën nga ndeshjet me Ajaxin, në të kundërt sipas tij do të ishte çmenduri e vërtetë.
“Nuk mendoj se duhet të ketë një dënim”, tha Bernardeschi. “S’është diçka që meriton shumë vëmendje, një dënim për atë gjë do ishte çmenduri”. “Ishte thjesht një festim. Ronaldo është i qetë ashtu si pjesa tjetër e skuadrës”, deklaroi reprezentuesi italian.
Një festim të ngjashëm e kishte bërë edhe Diego Simeone në ndeshjen e parë që Atletico e kishte fituar ndaj Juves dhe argjentinasi ishte dënuar vetëm me para.