DYLON

Policia me ligjëratë vetëdijesimi në filloristët e shkollës “Ramiz Cernica”

Policia me ligjëratë vetëdijesimi në filloristët e shkollës “Ramiz Cernica”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policimi në Bashkësi” kanë realizuar ligjëratën e radhës në shkollën fillore “Ramiz Cernica” në fshatin Cernicë të Gjilanit, me nxënësit e klasave të nënta.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ligjërata ka pasur qellim që nxënësit të njoftohen me punët dhe detyrat e PK-së.

Po ashtu, edhe me vetit devijante si: Delikuenca e të miturve, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, rreziku dhe pasojat nga armët e ftohta, drogat, alkooli, si dhe Kodi i Drejtësisë për të mitur. Nga kjo ligjërata kanë marre njohuri nxënësit nga klasa e nëntë .

EkoHigjiena

Sipas Hashanit, drejtori i kësaj shkolle, mësimdhënësit dhe nxënësit e kane mirëprit ketë ligjëratë dhe nga biseda interaktive janë falënderuar dhe janë shpreh se kane marre informata te rëndësishme lidhur me temat e ligjëruara.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë pranë komunitetit, në mënyrë që të siguroj ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.