Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Berisha nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Gasperinit, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini.
Sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë.
Një tjetër opsion për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e rikthyer në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serinë A.
Atalanta tanimë ia ka vendosur edhe çmimin reprezentuesit shqiptar, pasi për ta lënë të lirë atë po kërkon tre milionë euro.