DYLON

Xhaka bëhet zëvendëskapiten te Baseli

Avatar photo Elife Sherifi

Taulant Xhaka ka marrë një vlerësim nga trajneri Marcel Koller. Mesfushori i Shqipërisë do të jetë zëvendëskapiten i Baselit te Zvicres prej edicionit 2019-20.

Ai do të jetë pas kapitenit të ri të skuadrës Valentin Stocker, ndërsa si kapiten i tretë do të jetë Jonas Omlin. Fabian Frei, zëvendëskapiteni i sezonit të kaluar, është lënë jashtë, pasi ka punuar kundër trajnerit dhe ka mbajtur kontakte me presidentin duke fajësuar teknikun aktual për sezonin e keq të Baselit.

“Taulant Xhaka është një figurë identifikuese e Baselit”, – u shpreh trajneri Koller. Xhaka ka një jetë që luan për Baselin, pasi e ka nisur karrierën që te moshat dhe ka qëndruar larg vetëm një vit kur u huazua te Grasshopper-si në sezonin 2012-13.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.