“Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali”.
Kështu është shprehur në një reagim publik Veton Berisha Deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i Komunitetit Egjiptian, sipas të cilit, shihet nga formulari i aplikimit se Egjiptianët dhe Ashkalitë nuk e kanë mundësinë të aplikojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera.
“Ne deklarojmë se kurrë nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara . Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( Qerkez dhe Kroat ) dhe ky gabim është i pafalshëm”, ka thënë Berisha.
Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione.
“Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi se nëse ky gabim nuk korrigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni qeveritar i Qeverisë Haradinaj”, ka thënë Berisha.
Shih: http://www.kosovopolice.com/sq/mundesi-punesimi