DYLON

Pensionohet Kapiteni i Policisë së Kosovës, Maliq Hajdini

Pensionohet Kapiteni i Policisë së Kosovës, Maliq Hajdini
Avatar photo Redaksia

Sot me datën 20.12.2024 është mbajtur ceremonia e pensionimit të Kapiten Maliq Hajdini, Shef i Njësisë së Hetimeve të përgjithshme, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Kapiten Maliqi i ka takuar gjeneratës së pestë (5) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm për njëzet e katër (24) vite në Policinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt një fjalim rasti duke falënderuar përkushtimin dhe punën profesionale të palodhshme të kapitenit në detyre.

Në vazhdim në shenjë falënderimi Kapiten Maliq Hajdinit i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe besnikërinë e treguar gjatë gjithë karrierës së tij policore.

I nderuari Kapiten Maliq Hajdini, ju urojmë shëndet, harmoni dhe të gjitha të mirat në jetë ju dhe familjes suaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.