Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyer në Australi, teksa këtë herë ka shënuar dopietë me skuadrën ku ai aktivizohet Western United.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për ekipin e tij, në fitoren që mori me rezultatin 3:0 ndaj Central Coest Marina.
Ai me një goditje me kokë pas një krosimi të Diamantit ka hapur serinë e golave që në minutën e gjashtë, ndërkohë që rrjetën e dytë personale e shënoi në minutën e 21-të.