Bekim Azizi nga Partia Demokratike e Kosovës në Viti, (PDK) është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë. Për të ishin 14 vota pro.
Pas zgjedhjes së tij, kryesuesi, Bekim Azizi ndër tjerash tha se ai do të angazhohet që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike për të mirën e gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.
Ndërkaq kryetari i komunës, Sokol Haliti e uroi atë për postin e ri duke u zotuar për bashkëpunim.
Ndërkaq ata shfrytëzuan rastin që të ju urojnë qytetarëve festat e fundvitit.
Gjithashtu në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë bërë të ditur se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) do t’i këtë 7 anëtarë, përfshirë kryesuesin e Kuvendit. LDK do të përfaqësohet në KPF me 3 anëtarë, LVV me 2 dhe PDK me 1 anëtarë.
Kurse Komunitetit për Komunitete, do t’i këtë nga një anëtarë prej subjekteve politike AAK dhe PDK si dhe 3 përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.
Gjithashtu në këtë mbledhje betimin e dha edhe Ali Bajrami nga LDK. /2LONLINE/