DYLON

Kurti: Progresi i qëndrueshëm është ai i cili i bën bashkë demokracinë dhe shkencën

Kurti: Progresi i qëndrueshëm është ai i cili i bën bashkë demokracinë dhe shkencën
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Seminarin e dytë shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Në fjalën e hapjes, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e arsimit cilësor, digjitalizimit në arsim dhe në shërbime publike si dhe hulumtimin dhe inovacionin.

EkoHigjiena

Ai tha se arsimi cilësor është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror, dhe se rritja në cilësi kërkon transformim në të gjitha nivelet e arsimit. Ndërsa digjitalizimin në arsim e sheh si komponent kyç të reformës në këtë sektor, me ç‘rast përmendi drejtimet kryesore të digjitalizimit në kuadër të planit strategjik të arsimit si krijimi dhe funksionalizimi i një platforme digjitale gjithëpërfshirëse e të centralizuar, prodhimin e materialeve digjitale dhe krijimin e mekanizmave institucionalë që mundësojnë realizimin dhe përdorimin e teknologjisë në arsim.

Përpos përmirësimin dhe avancimin e sistemit arsimor, nëpërmjet transformimit digjital dhe e-qeverisjes, ne po synojmë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e të gjitha shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve, u shpreh kryeministri Kurti. Progresi i qëndrueshëm është ai i cili i bën bashkë demokracinë dhe shkencën, shtoi ai.

Për këtë transformim kërkohet një angazhim i përbashkët dhe i koordinuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Andaj ky seminar është një mundësi e shkëlqyer për të punuar së bashku, edhe me hulumtuesit tanë në diasporë, për zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, si domosdoshmëri për rimëkëmbje të qëndrueshme, u shpreh në fund të fjalës së tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të këtij seminari prezantuan profesor dhe shkencëtarë të dalluar, bashkatdhetarë tanë dhe shkencëtarë nga FIEK. Tematikat e prezantimeve ndërlidheshin me fushat e elektronikës, automatikës, robotikës, elektroenergjetikës, inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike, teknologjive të informacionit dhe komunikimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.