Sot ështe bërë hapja e pusit në njërin park të qytetit të Kamenicës, nga donatorët nga Kuvajti, e cila do i’u shërbej qytetarëve të asaj pjese.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se hapja e pusit është propozuar nga qytetari Haqif Korqa.
“Qytetaria aktive dhe gjithëpërfshirja e tyre në vendimmarrje është shumë e rëndësishme”, tha kryetari Kastrati.
Sipas Kastratit, hapja e pusit ka qenë e planifikuar të hapet edhe në parkun kryesor të qyytetit, por për shkak të lagështisë së tokës nuk ishe e mundur hapja e tij.
Ai falënderoi organizatën “Qëndresa Kosovare”, për angazhimin në këtë projekt dhe menaxherin Samir Salihun për mbështetjen e vazhdueshme.