Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati,së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kryetarin e OVL- UÇK në Kamenicë Milaim Limoni, veteranë të luftës, familjarë të komandantit, Rahim Beqiri, si dhe zyrtarë të tjerë komunal, bënë homazhe në Kopërnicë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në 20 vjetorin e rënies së komandantit, Rahim Beqiri.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se përjetë do të jetë mirënjohës për të gjithë që sakrifikuan e dhanë jetën për liri.
“Sot nderuam veprën dhe kontributin për liri të Rrahim Beqirit (Komandant ROKUT), në 20 vjetorin e rënies së tij. Së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kryetarin e OVL- UÇK në Kamenicë Milaim Limoni, kolegë e veteranë të luftës, bëmë homazhe në Kopërnicë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Përjetë mirënjohës gjithësecilit që saktifikuan e dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë”, tha Kastrati.
Gjithashtu sot nga ora 16:00, do të bëhet ecje për nder të rënies së dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri. /2LONLINE.com/