Në studimin nga Meksika, i pranuar zyrtarisht nga FIFA, është bërë ranglista zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë.
Në regjistrimet e vrapimeve gjatë ndeshjes Suedi-Kosovë, Valmir Veliu arrin shpejtësinë maksimale prej (34.1 km/h) që rezulton të jetë më i shpejtë se Cristiano Ronaldo (33.6km/h) dhe shumë emra tjerë të futbollit profesionist.
Sipas ranglistës zyrtare prej 10 futbollistëve më të shpejt në botë, sipas studimit të publikuar, Valmiri me shpejtësinë e tij do pozicionohej në vendin e katërt pas Antonio Valencia me (35.1 km/h) dhe para Aaron Lenon me (33.8 km/h).
Bashkangjitur gjeni regjistrimet dhe ranglistën.