157 persona në Zvicër kanë dhuruar organet e tyre për transplantim gjatë vitit 2019

157 persona në Zvicër kanë dhuruar organet e tyre për transplantim gjatë vitit 2019

Organet nga 157 persona të vdekur janë transplantuar në Zvicër gjatë vitit të kaluar. Ndryshe, më shumë se 580 njerëz kanë marrë të paktën një organ nga këta donatorë. Disa prej tyre kanë marrë madje nga disa organe.

Transplantimi më i shpeshtë ishte ai i veshkave, i cili u bë 332 herë, transmeton albinfo.ch. 168 persona kanë marrë përmes transplantimit nga një mëlçi, 39 vetave u është dhuruar dhe transplantuar zemra dhe 39 vetave, mushkëritë. Ndërkaq 25 persona kanë marrë pankreasin.

Megjithatë, qindra njerëz janë ende në pritje të një organi të dhuruar. Sipas Fondacionit Kombëtar për Dhurimin e Organeve dhe Transplantimin, Swisstransplant, në fund të vitit 2019 ishin 1415 persona ende në pritje të një dhurimi të organeve.

Sipas Swisstransplant, numri prej 157 donatorëve në vit është mjaft i vogël, në krahasim evropian. Nga 157 dhuruesit e organeve, njëqind kishin vdekur nga vdekja cerebrale (e trurit). 57 të tjerët, nga vdekja cerebrale pas një arresti kardiovaskular (infarkti), shkruan srf.ch.

KOMENTE