Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që personalisht të fluturojë për në Shqipëri për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti, për t’ju dhuruar atyre ndihma.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një videoje që e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.
“Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do të fluturoj në Shqipëri të sigurohem që paratë të shkojnë në vendin e duhur” ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Ajo gjithashtu është angazhuar në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar financiarisht, madje ajo ka dhuruar personalisht 10.000 dollarë në ndihmë të të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.