(e plotësuar) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, rreth orës 17:50, tek Pika kufitare “Dheu i Bardhë” gjatë kalimit të kufirit, kanë arrestuar të dyshuarin, Serb shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se me datën 07 prill 2018 së bashku me të dyshuarin tjetër po ashtu serb shtetas i Kosovës nën kërcënimin e armës kishin grabitur pompën e derivateve “Veda Petrol” në fshatin Crep, komuna Ranillug.
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, me vendim të lëshuar nga Gjykata themelore në Gjilan kanë bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy dyshuarve me ç’rast gjatë bastisjes në shtëpinë e e të dyshuar N.N.(1995) është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës automatike AK -47.
Hashani ka bërë me dije se në shtëpinë e të dyshuarit tjetër i njohur për policinë (për momentin është në arrati) gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy revole: 1- Pistoletë model CZ prodhim jugosllav, një karikator i të njëjtës armë dhe 26 copë fishek të njëjtit kalibër, 1-Pistoletë model CZ 9 mm prodhim jugosllav, një karikator i të njëjtës armë, dy futrolla të pistoletës, dy brusha për pastrimin e armëve, 1- copë fishek i pushkës M-48, dhe një karikator i zbrazur i pistoletës model i panjohur.
Pas intervistimit të të të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga NJHP-Gjilan.