DYLON

Raste të zjarreve në pyje në komunën e Kamenicës dhe të Ranillukut

Raste të zjarreve në pyje në komunën e Kamenicës dhe të Ranillukut
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për disa raste të zjarreve që kanë përfshi pyjet në komunën e Kamenicës dhe të Ranillukut.

Ja raporti i shkurtë  policisë:

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.  

·         Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

·         Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.  

·         Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

Përndryshe, ditë më parë komuna e Kamenicës kishte dal me apel për qytetarët e Kamenicës

Ja apeli i plotë:

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës që të ndalojnë ndezjen e zjarreve qoftë në prona private apo edhe publike.

Sipas thirrjes së drejtorisë, qytetarët të cilët ndezin zjarre do të gjobiten.

Ju lutem keni kujdes, mbroni vetën dhe ambientin ku jetoni!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.