Bullgaria është shpallur kampione e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që për tetë ditë me radhë u mbajt në Prishtinë.
12 kombëtare luftuan nga fillimi, derisa në fund ishin vashat bullgare ato që triumfuan, duke mundur në finale Finlandën, në një ndeshje të jashtëzakonshme me rezultat 80:75.
Kjo ishte hera e parë që një Evropian i Divizionit B u mbajt në Prishtinë dhe u organizua për mrekulli nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Në ceremoninë mbyllëse janë shpallur edhe më të mirët e Evropianit: Lotta Vehka-aho nga Finlanda, Holly Winterburn nga Britania e Madhe, Karina Konstatinova nga Bullgaria, Claire Melia nga Irlanda dhe Aëak Kuier nga Finlanda.