DYLON

Studentë nga Finlanda vizitojnë Kamenicën

Studentë nga Finlanda vizitojnë Kamenicën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, si dhe zyrtarë të tjerë të komunës, kanë pritur në takim një grup studentësh të Universitetit “Hagga- Helio University of Aplied Sciences” nga Finlanda.

Grupi i studentëve i udhëhequr nga Profesor Doktor Evariste Habiyakare në bashkëpunim me bashkëatdhetarin Getoar Thaçi, u njohën prej së afërmi me mundësitë që i ofron Komuna e Kamenicës për investime.

Kryetari Kastrati në këtë takim është shprehur i gatshëm të ndajë çdo informatë të nevojshme me të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në fusha të ndryshme, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

“Si qeverisje po angazhohemi që t’u hapim dyert të gjithë atyre që duan të investojnë në Kamenicë, dhe jam shumë i kënaqur që komuna jonë u pa si atraksion nga këta mysafirë”, tha Kryetari Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.