DYLON

Bisedojnë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

Bisedojnë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe formimin e Qeverisë. Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Bullgarisë – si anëtare e BE-së dhe NATO-s, për Republikën e Kosovës, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës. Ai vlerësoi raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet.

Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.