Bashkimi nga Koretini dhe Kika nga Hogoshti luajtën baras në ndeshjen derbi të xhiros së 17-të të Ligës së Parë.
Megjithatë, skuadra e fundit në tabelë, Bashkimi do të marr pikë të plota dhe jo nga 1 pikë si do t’i takonin për rezultatin e barabartë. FFK ka pranuar ankesën e Kikës kundrejt skuadrës kundërshtare që kishte aktivizuar futbollistin që nuk kishte të drejtë të luaj.
Me dy pikët e fituara pas ankesës, Bashkimi do të ngjitet në vendin e 15-të duke lënë mbrapa Vllazninë e Pozhoranit.
Ky është postimi i plotë i klubit Bashkimi në profiling zyrtar në Facebook:
“Ndeshja ndërmjet KF Kikës dhe KF Bashkimit e zhvilluar të dielen më 24.02.2019 regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në të mirë të KF Bashkimit.
Sekretari i klubit Ilir Berisha kishte rishikuar të gjitha buletinët e këtij kampionati deri më tani dhe kishte dyshime se lojtari i KF Kikës Lirian Ferati nuk kishte të drejtë të paraqitet në ndeshjen në mes KF Kikës dhe KF Bashkimit për shkak të numrit të kartonëve të verdhë. Në bashkëpunim me kryetarin e klubit Arsim Rapuca kishin analizuar thellësisht propozicionet e garave gjegjësisht nenet 53 dhe 58, rregulloren disciplinore, si dhe të gjithë buletinët që nga java e parë deri në të gjashtëmbëdhjetën. Ata ishin të bindur se konform propozicioneve të garave sulmusi kryesor i KF Kikës Lirian Ferati nuk kishte të drejtë të paraqitet në ndeshjen e javës së XVII, por i njëjti u paraqit dhe kjo bëri që KF Bashkimi të paraqes ankesë në organet përkatëse të FFK-së brenda afateve ligjore.
Komisioni i ankesave Brenda Federatës së Futbollit të Kosovës konstatoi sot me vendimin e tyre që interpretimi ynë i rregullores ishte i skatë, pra konstatoi që lojtari i KF Kikës Lirian Ferati nuk ka pas të drejt paraqitje në ndeshjen ndaj nesh dhe konform nenit 58 të propozicionit të garave e regjistroi ndeshjen e javë së XVII me rezultat 0:3 për KF Bashkimin.