Autoritetet policore kanë bërë me dije për një vjedhje të cilësuar nga ta si “vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan, përkatësisht në objektin e Këshilliit të Bashkësisë Islame.
Policia, duke iu referuar ankuesit, raporton se persona të panjohur, me përdorim forceë kanë depërtuar në brendi të objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Sipas policisë, thuhet se hajnat nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.