DYLON

Policia e FSK-ja zotohen për bashkëpunim edhe më të thellë

Policia e FSK-ja zotohen për bashkëpunim edhe më të thellë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës (PK) për Rajonin e Gjilanit, nënkolonel Shaban Azizi, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, major Alban Ramushi dhe zëvendëskomandanti, kapiten Naser Rrahmani kanë pritur sot në takim, komandantin e  Brigadës së Reagimi të Shpejtë (BRSh) të FSK-së, në Gjilan, nënkoloneli Berat Shala.

Eprorët e lartë tē PK-së të kanë falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e FSK, duke kërkuar edhe më tutje mbështetjen e këtij institucioni, ka bërë të ditur, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Sipas itj, duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme te FSK-së, gjatë takimit të zhvilluar, janë prezantuar rezultatet e punës së PK-së në fushën e sigurisë për vitin që lamë pas si dhe është prezantuar , edhe planin dhe objektivat e punës për këtë vit.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi reciprok në lëmin e sigurisë u vlerësua lartë nga të dy institucionet e sigurisë.

Nënkoloneli Berat Shala u zotua se nuk do të mungoj, përkrahje në raste të operacioneve ku duhet të kyçen të dy institucionet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.