Bashkëshortja e heroit Agim Ramadanit publikon hartimin e tij të fundit në 58 vjetorin e lindjes.
Sot është 3 Maji, një datë e rëndësishme, pasi shënon datën e lindjes së heroit të kombit, Agim Ramadani – Katana (3 maj 1963). Ishte njëri ndër komandantët më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E pikërisht në këtë datë të shënuar, në 58 vjetorin e lindjes, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, e ka publikuar hartimin e tij të fundit nga shkolla e mesme.
“Sot është ditëlindja jote e 58, Gimi jem, apo e 22 si hero i atdheut!. Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme, ku profesoresha Shejnaze Elezi të noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar, me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar në profilin e saj, Shukrije Ramadani. /2LONLINE.com/