Në datëlindjen e Agimit, vihet gurthemeli i objektit të Shoqatës së Gjuetarëve që mban emrin e tij

Në datëlindjen e Agimit, vihet gurthemeli i objektit të Shoqatës së Gjuetarëve që mban emrin e tij

Në datëlindje e heroit të Kombit, Agim Ramadani – Katana,  në Zhegër të Gjilanit, vendlindje e heroit, është vënë sot gurthemeli i objektit të Shoqatës së Gjuetarëve “Agim Ramadani”.

Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë të heroit,  anëtarë të  shoqatës dhe qytetarë të tjerë, me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate. Xhevdet Hajrullahu ka thënë se  vënia e gurthemelit në këtë ditë të shënuar, që është datëlindje e heroit të kombit Agim Ramadani – Katana, do të thotë nderë për shoqatën dhe gjithë anëtarësinë e saj.

Hajrullahu thotë se projekti për këtë objekt ka qenë i gatshëm edhe më herët, por ai si kryetar në koordinim edhe me kryesinë e shoqatës kanë vlerësuar se kjo datë do të ishte datë e qëlluar për të nisur objektin e shoqatës, e cila me krenari e mbanë emrin e heroit Agim Ramadani, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Objekti, që sot nisi së ndërtuari në vendlindjen e heroit, do të përmbajë zyre që do t’i shërbejë Shoqatës, restorantin që do të jetë në shërbim të komunitetit, arkivin e shoqatës dhe pjesët tjera përcjellëse që do të jenë  të nevojshme.

Kreu i kësaj shoqate, Xhevdet Hajrullahu tha se për realizimin e këtij projekti është krijuar paraprakisht një fond nga anëtarësia e shoqatës, por se, në mënyrë që ky objekt të jetësohet sa më parë, aktualisht fondi është i pamjaftueshëm, andaj të gjithë vullnetmirët, anëtarë të shoqatës, ftohen t’i kryejnë obligimet e anëtarësisë, në mënyrë që projekti të mos ketë ngecje në asnjë fazë.

Po ashtu  përveç obligimeve të anëtarësisë, ata që kanë vullnet mund të japin edhe kontribut shtresë që objekti, që në rend të parë do t’u shërbejë atyre, të jetësohet sa më parë. /2LONLINE.com/

KOMENTE