Edhe banorët e Kravaricës së Gjilanit, kanë dhënë propozimet për projektet në lokalitetin e tyre.
Kjo u bë në kuadër të diskutimit të buxhetimit me pjesëmarrje me moton “Merr pjesë, vendos”.
Në fazën para votimit banorët propozuan këto projekte:
1. Rregullimi i terrenit sportiv të shkollës.
2.Ndriçimi i rrugës deri te shkolla.
3.Rregullimi i rrugës për te shkolla
4.Park për fshatin.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, të Komunës së Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje me banorët po vazhdojnë.
Ajo tregoi se edhe Kravarica është përzgjedhur për realizimin e një projekti më 2025 të cilin vendosin banorët se cilin e duan.
Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim, i informoi banorët se vlera e projektit që do të realizohet në Kravaricë është 30 mijë euro.
Ai ka kërkuar nga banorët të vendosin çfarë duan dhe projekti që do të votohet pas dy javësh, do të realizohet më 2025.
Ali Arifi, drejtor për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se kravaricasit vendosin vetë se çfarë konsiderojnë të nevojshme dhe prioritare të realizohet.
Më tej ai shtoi se pos këtij projekti, këtu pritet të ketë edhe investime tjera nga komuna.
Pas dy javëve pritet të votohet nga banorët për njjërin nga këto 4 projekte. /2LONLINE/