DYLON

Drejtori Arifi në takimin për zhvillimin dhe sfidat e planifikimit hapësinor

Drejtori Arifi në takimin për zhvillimin dhe sfidat e planifikimit hapësinor
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, të Komunën së Gjilanit, Ali Arifi, ka marr pjesë në takimin e kolegjiumit të planifikimit hapësinor.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e E-lejeve, banimin e përballueshëm, atë social, kornizën ligjore për efiçiencë dhe rregulloret e brendshme të organizuar nga Asociacioni i Komunave.

EkoHigjiena

Po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet dhe sfidat në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, ku foli drejtori i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit Servet Spahiu.

Për zhvillimet në fushën e planifikimit hapësinor në nivelin qendror ka folur Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor.

Po ashtu u diskutua edhe për ndryshimet e kornizës ligjore të Agjencisë Kadastrale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.