Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunën e Kamenicës, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme lidhur me zgjerimin e rrjetit të mbeturinave.
Në këtë takim është diskutuar për furnizimin e banorëve të këtij fshati me kontenjerë familjar 120 litra, të cilët do të jenë pa pagesë.
Po ashtu u tha se banorët do të nënshkruajnë kontratë me kompaninë “Ecohigjiena” për grumbullimin e mbeturinave. /2LONLINE/