DYLON

Në Ballancë po asfaltohen rrugë e po shtrihet trotuari që lidh këtë fshat me Zhitinë

Në Ballancë po asfaltohen rrugë e po shtrihet trotuari që lidh këtë fshat me Zhitinë
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve dhe trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij lokaliteti. Konkretisht, është duke u përgatitur për asfaltim rruga që të shpie tek Xhamia, e cila do të lidhet me rrugën tjetër “Pavarësia”.

Njëkohësisht, është duke u punuar edhe tek rruga e lagjes Veseli. “Rrugët që do të asfaltohen hyjnë në kuadër të projektit të përbashkët për zhvillim dhe rregullim të rrugëve rurale të komunës sonë. Pos kësaj, është duke u punuar në shtrirjen e trotuarit që lidh dy fshatrat Zhiti e Ballancë dhe e përshkon gjithë rrugën kryesore”, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti, deri sa ka përcjellë nga afër punimet që janë duke u bërë në këtë fshat.

EkoHigjiena

Por, ne Ballancë janë realizuar edhe projekte të tjera. Kryetari Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar edhe shkollën e fshatit, posaçërisht fushën sportive, ku janë rregulluar tribunat me ulës, si dhe është bërë rrethoja e kësaj fushe. “Për të përmirësuar infrastrukturën shkollore në Ballancë, kemi rregulluar edhe platonë para objektit të shkollës”, tha Haliti.

Banorët e fshatit Ballancë, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve komunale, për projektet që po realizohen në fshatin e tyre, si dhe theksuan se janë tejet të kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen aty. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.