Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka udhëtuar për në Antalia të Turqisë. Atje therandasit do ta kryejnë fazën përgatitore për 10 ditë.
Klubi ka njoftuar se ka aranzhuar katër ndeshje miqësore për të cilët do t’i njoftojmë me kohë adhuruesit e klubit.
Ballkani është përforcuar dukshëm edhe në këtë afat kalimtar.
Synimi i tyre është dalja në Evropë përmes njërit nga dy kompeticionet.