DYLON

SC Gjilani fiton miqësoren, tregon formë të lartë

SC Gjilani fiton miqësoren, tregon formë të lartë
Avatar photo Elife Sherifi

SC GjilanI ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1, në ndeshjen testuese kundër ekipit të 2 Korrikut, duel i cili u zhvillua sot, me lokacion fushën ndihmëse në Gjilan.

Tomislav Bushiq me dy golësh dhe futbollisti i ri Muhamet Dubova me një gol, ishin golashënuesit e Gjilanit në ballafaqimin e ditës së sotme, nga ku ekipi i Gjilanit shfaqi lojë dhe tregoi formë të mirë.

Ishte kjo ndeshja e parë e kuq e bardhëve në këtë vit, ku kryetrajneri Gentian Mezani, nga afër pa formën e futbollistëve të tijë në këtë duel kontrollues, para “zhvendosjes” së ekipit të Gjilanit drejt shtetit turk, vend ku do ta vijoj fazën përgatitore para fillimit të pjesës pranverore në Kampionat dhe Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.