Sot është ditëlindja 46 –te e njërit prej luftëtarëve të orëve të para të luftës për çlirim kombëtar Bahri Fazliut.
Shkruan: Izmi Zeka
Ai në momentet e kthesës së viteve 90 e këtej paraqet artin e luftës dhe artin e të shkruaruarit që përmbledhshim tregojnë guximin, intelektualitetin dhe idenë për shtetësinë e Kosovës dhe bashkimit kombëtar.
Bahriu ishte uragani i luftës për çlirim kombëtar.
Në këtë ditëlindje Bahriu vetëm sa lartësohet dhe bëhet më i madh, i buzëqeshur i ngritur në shtatore ashtu që vetëm heronj dinë të rrinë.
Dhe një poezi aq e fort e shkruar nga dora e tij pas viteve 90-ta
TË GJALLËVE
/Bahri Fazliu/
Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj.
Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.
Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s’kapen dot.
Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.
Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t’u vyshken në dorë.
Nëse…
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.