Kryetari i Komunës Begzad Sinani uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës Begzad Sinani uron festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës besimtarëve islam, Kryetarit dhe Bashkësisë Islame në Kamenicë t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidariteti, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari.

Gjithashtu haxhilerëve që gjenden në Mekë dhe Medinë ju uroj shëndet dhe adhurime të pranuara dhe kthim të mbarë në vendlindjen e tyre.

Uroj të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë,uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e sakrificës dhe flijimit të kurbanit, e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Kryetari i komunës së Kamenicës
Begzad Sinani

KOMENTE