Në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, rreth dyzetë dhurata janë shpërndarë për fëmijët e familjeve skamnore në disa fshatra të Karadakut, falë aktiviteti të përbashkët të Klubit Rotarian “Gjilani” si dhe Iniciativës Qytetare të Zhegrës (IQZH).
“Babadimri rotarian” (Rtn Fatos Qerimi), shoqëruar edhe nga Rtn Muhamet Halili si dhe Mustafë Jashari nga IQZH-ja, kanë vizituar disa familje me fëmijë të vegjël, në Zhegër e rrethinë, ku bashkë me urimet për festat e fundvitit, fëmijëve të këtyre familjeve u kanë shpërndarë dhurata për fundvit.
Përndryshe, aktivitetet shërbyese në frymën rotariane nga Klubit Rotarian “Gjilani”, u tha se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sikurse edhe bashkëpunimet me organizata të ndryshme, si në këtë rast me IQZH-në.