“Në shkollat e Gjilanit ka nisur sot kontrolli sistematik i nxënësve nga klasat 1-9”. Për këtë, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij, ndër tjerash edhe se: “Për herë të parë në komunën e Gjilanit, nis kontrolli sistematik i nxënësve të të gjithë nxënësve të shkollave fillore, prej klasave 1-9”.
Por ndaj këtij deklarimi ka reaguar Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sipas të cilit, kryetari po del vazhdimisht qesharak para qytetarëve dhe se nuk po i di vendimet dhe punët që janë kryer moti. Për më tepër, Azemi tha se edhe për këtë çështje kjo lehtë argumentohet dhe për këtë edhe po e demantojnë kryetarin për këtë deklaratë të tij.
“Nëse kontrolli sistematik i nxënësve të Gjilanit paska qenë ndër premtimet më të rëndësishme të kryetarit të Gjilanit, atëherë çka ti themi ish-drejtorit të Arsimit, sot kryetar i Aleancës në Gjilan i cili në vitin 2020 e ka realizuar këtë foto por ama si projekt pati nis shumë më parë?!”, Ka thënë Azem,i i cili ka postuar edhe dy fotografi, ku shihet deklarimi i kryetarit por edhe një shkrim tjetër që flet për realizimin e këtyre kontrolleve, por të realizuar në vitin 2020.
Azemi tha tutje se: “nëse nuk kanë pasur projekt e premtim tjetër të rëndësishëm, atëherë po e demantojmë lajmin se ky proces ka nis në vitin 2020, domethënë me ia bë qejfin kryetarit! ”.
“Jo, kryetar, ky proces ka fillu në vitin 2020, jo sot. Është në interes tuajin dhe të Gjilanit që me i pa vendimet e punët që janë kry moti, në mënyrë që mos me dal ju qesharak para qytetarëve”, ka thënë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/