“Ata që kanë obligime ndaj jaranave, familjarëve e aktivistëve në parti, duhet t’ia kryejnë privatisht, por jo me pozita e vende pune në institucione publike. Dallaveret me konkurse në institucione shëndetësore dhe arsimore në Komunën e Gjilanit, duhet të marrin fund njëherë e mirë”.
Kështu është shprehur në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sipas të cilit, është shumë e ulët me u përsëritë të njëjtat telashe në një konkurs katër a pesë herë.
“Konkurset ku përcillen me dallavere si ai për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, duhet të kthehen në pikën zero. Nuk qeveriset duke i kritikuar vazhdimisht ata që kanë qeverisë më përpara, as duke thënë se edhe ata kanë punësuar atkivistë e familjarë. Dënimin e kanë marrë përmes votës, partia që sot udhëheq me Gjilanin ka ardhë në pushtet duke premtuar qeverisje ndryshe, ndërsa nuk kanë lënë familjarë e jarana pa punësuar. Ndaloni këtë praktikë se horë e banët Gjilanin”, ka thënë Azemi i AAK-së. /2LONLINE/