“Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan, ishte përuruar në fillim të tetorit të vitit 2023. Sot, pas pak muajve, na shfaqen imazhe të kësaj qendre në këtë gjendje”, thotë në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai në profilin e tij ka shpërndarë foto nga QMF-ja (shih më poshtë)
“As nuk po akuzojmë, as nuk po e fajësojmë askënd, por thjeshtë pyesim: si është e mundur që të shpenzohen miliona euro të qytetarëve tanë e donacione të huaja në projekte të cilat prishen brenda pak muajve si rruga nga Livoçi në drejtim të Ferizajt, e tani kjo ambulantë?!”, thotë Azemi.
Sipas itj, kjo mund të pranohet nëse ndodh pas shumë vitesh, por assesi brenda pak javësh.
“…edhe kanë fytyrë me thanë se në zgjedhjet e reja kanë me i marrë 80%”, përfundon reagimi ne tij, Ardian Azemi i AAK-së. /2LONLINE/