DYLON

Rashiti (PDK): Komuna e Gjilanit nuk po lejon qasje në raportet financiare

Rashiti (PDK): Komuna e Gjilanit nuk po lejon qasje në raportet financiare
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit po fsheh milionat e dështuara në investime kapitale, keqpërdorimet në subvencione dhe në shpenzime të pakontrolluara, nuk lejon qasje në raportet financiare”, thotë Riad Rashiti, kryetar i Partisë demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Ai ka bërë me dije se Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së më datë 21 janar 2024 ka kërkuar zyrtarisht qasje në dokumente zyrtare në drejtorinë për buxhet dhe financa dhe se sipas ligjit nr. 06/L-081, neni 12, pika 1, institucioni publik detyrohet që brenda 7 ditëve të kthejë përgjigje. Kjo nuk ka ndodhur për arsye të ikjes nga transparenca publike.

EkoHigjiena

“Ne do t’i drejtohemi Agjensisë për kufizimin në qasje të dokumenteve zyrtare nga komuna e Gjilanit. Dihet se vitin e kaluar komuna e Gjilanit është dënuar nga kjo agjensi për mos lejim të qasjes në dokumente zyrtare”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.

Ai bëri të ditur se Grupi i Këshilltarëve të PDK-së ka kërkuar këto informacione;

1. Raportin Financiar 2023

2. Raportin 2023 të shpenzimeve analitike të udhëtimeve zyrtare, meditjeve dhe akomodimit, për zyren e kryetarit dhe të gjitha drejtorive komunale.

3. Raportin e detajuar sipas faturave për shpenzimet e drekave zyrtare 2023, për të gjitha njësitë administrative të komunës së Gjilanit

4. Raportin financiar mbi planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit 2023 tabelat nga sistemi i Free Balanc-it, nga të hyrat vetanake dhe nga buxheti i Kosovës, nga 10, 22 dhe 23, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, të detajuara për secilin kod të projekteve kapitale dhe kodeve tjera, në formë të detajuar.

5. Raportin e detajuar të borxheve të komunës për shpronësime, deri më datën 31.12.2023.

Rashti ka thënë se gjendja është alarmante në aspektin e raportit financiar 2023, miliona euro kanë dështuar dhe janë kthyer në suficit të buxhetit të Kosovës.

“Për herë të parë në historinë e Gjilanit, do të shihni se si mbi 20 milion euro në vitin 2023 kanë dështuar të investohen në projektet e komunës tonë dhe janë shkuar në suficit. Dështimi dhe mjerimi në qeverisje kanë emër dhe mbiemër, kryetar komune dhe qeverisje e VV-së”, ka thënë Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.