Atdhetari Misret Arifi, trashëgimtar nga familja e tij për kauzën e madhe kombëtare
/Në ceremoninë e përcjelljes për në amshim/
Shkruan: Gani NEZIRI
E nderuar familje e madh Arifi nga Sllatina e Epërme!
Të nderuar edhe ju pjesëmarrës të këti varrimi në Sllatinë të Epërme-Viti!
Kështu si’ç po e shihni, sot jemi ardhur këtu për të përcjellur shokun e mikun tonë për në botën e amshimit, bacën e nderuar Misret Xhemajl Arifin.
Po e varrosim trupin e tij fizik, por, jo edhe shpirtin. Tashmë, shpirti i tij është shëndërruar në Engjull të Perendisë dhe endet i lirë në mrekullinë e botës së pafund e të pasosur të amshimit, nën kujdesin e Zotit tonë hyjnor, të mëshirshëm e të gjithëfuqishëm.
Pra, që nga sot, përfundoj jeta e kësaj bote për bacën Misret, prindit të shokëve tanë; Gafurrit, Xhaferit e Ramadanit dhe Ylberit .
…Fëmijëria e njomë e bacës Misret ishte e përcjellur me plot peripeti të kohës, nën trysninë e përditshme të shtetit e pushtetit jugosllav që i kishte vrarë Babanë, “pa nam e pa nishan” si thotë një fjalë popullore.
Madje, edhe sot pas afro 100 vitesh, ende nuk dihet vorri i Tij.
Pra, kjo lenë të kuptohet se, baba i bacit Misret, Mulla Xhemë Sllatina, ishte një patriot i zgjuar e shumë i vendosur i kohës që prezenca dhe aktiviteti i Tij fizik e pengonte rezhimin serb.
Ai, që atëherë, në kohën e mbretërisë së karagjorgjeviqëve, kishte kryer shkollimin fillor dhe të lartë në gjuhën serbe.
Pra, atëherë kur ndalohej me ligj shkollimi i shqiptarëve në gjuhën shqipe.
…Mulla XHEMA ishte pjesë aktive e luftës së Velegllavës, më 28 qershor 1944 dhe poashtu, edhe në betejen e Kikës me 26 korrik të vitit 1944.
Aty ku, komandant i përgjithshëm i kësaj zone ishte Mulla Idriz Gjilani.
…Ashtu sikur që e dijmë shumica prej nesh që jemi këtu, përfundimi i Luftës së dytë Botërore ishte i pa suksesshëm për shqiptarët.
Kosova riokupohet nga Jugosllavia re komuniste, e cila vazhdoj shtypjen e shqiptarëve duke i ndërruar metodat. Ishin më të sofistikuara, ose thënë më qartë, ishin më djallëzore. Sepse, ashtu sikur që dihet, kishte shumë shqiptarë që e përqafuan me plot dashuni.
…Pra, më 19 dhjetor 1944 mulla XHEMA arrestohet nga pjestarët e OZN-as dhe pas shumë torturave të ashpra në Burgun e Gjilanit e pushkatojnë pa gjyq më 22 dhjetor të vitit 1944.
Për më tepër, më duhet të përmendi edhe xhaxhanë e bacës Misret, Ahmet Arifin, i cili është dëshmorë lirie, i rënë në Mitrovicë bashkë me luftëtarin e njohur Sherif Voca, në përpjekje për të mbrojtur Mitrovicën nga deportimi serb në viti 1941.
…Këto pjesëza të ndara historike që përmenda para jush, ishin peripeti të rënda për bacën Misret dhe binakun e tij bacën Ismet 2-3 vjeqarë.
Por, veçanërisht ishin të rënda për vëllanë e tyre më të madh Dervishin, mbi të cilin detyrimisht binte barra materiale dhe e kujdesit për familjen. Peripeti të pafundsisht të rënda ishin përë tërë familjen Arifi nga okupimi serbo-sllav…
Dhe tutje për më keq e më rëndë; jo vetëm pushteti, por edhe bashkëmoshatarët e tij e anashkalonin si i biri i Atij që nuk e donte “vëllazërim-bashkimin jugosllav”.
Në këtë frymë, baca Misret është rritur e plakur duke e ndjerë rëndë peshen e shtetit dhe pushtetit jugosllav, dhe sidomos, peshen e disa bashkëmoshatarëve, lakej të pushtetit që e anashkalonin me “marifet” politik.
…Pra, kjo trysni e pandërprerë, bëri që baca Misret t’i përkushtohet punës për të mbajtur familjen dhe veçanërisht për t’i shkolluar fëmijët e tij.
Me përkushtim të pashoq, nxorri në dritë për Kosovën e re tre inxhinier profilesh të ndryshme.
Por, jo vetëm kaq, baca Misret i përgaditi djemtë e tijë edhe për luftën e Kosovës që do të vinte një ditë. Pra, i dha edhe tre luftëtarë lirie, që në fakt, gjithmonë ishte edhe vet pjesë e aktivitetit të tyre.
Në konakun e tijë, kanë hyrë e kanë dalur shumë luftëtarë e ushtarë të UÇK-së. Prandaj edhe meritueshëm i është vënë një pllakë e vogël pëkujtimore në shtëpinë e tij, që brenda sajë ka histori të madhe.
Të nderuar familjarë, dhe ju pjesëmarrës të këti varrimi,
me përgjegjësi të plotë morale po them se; Një prind që rritë fëmijë të edukuar e të shkolluar e veçanërisht luftëtarë të lirisë, Zoti do t’a shpërblej përkushtimin e Tijë me mirënjohjen më të mirë në botën e përjetësisë.
Lamtumirë baca Misret!
Lamtumirë prindi dhe gjyshi ynë i mirë.
Trupi ytë do të pushoj i qetë në tokën e Shqipërisë tonë të dashur, ndërsa shpirti ytë ëngjëllor do të jetë përjetësisht nën kujdesin e Zotit tonë.
LAMTUMIRË!