DYLON

Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore

Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Vitisë, po vazhdon të punojë në infrastrukturën rrugore në interes të fermerëve vitias, konkretisht në shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore me zhavorr”, thonë drejtuesit e komunës.

Me këtë rast vetëm ditëve të fundit është punuar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, në rregullimin e rrugëve të tilla. Në veçanti është punuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i njohur në fushën e bujqësisë që dalin me prodhime bujqësore që janë mjaft të kërkuar në tregun jo vetëm të Vitisë por në gjithë Kosovën. Gjithashtu është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugës me zhavorr që lidhë lokalitetet Ramjan- Sllakovcë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së vitisë, Sokol Haliti, ka folur për këto projekte që janë në interes të qytetarëve vitias, përkatësisht të fermerëve.

“ Po vazhdojmë të punojmë në infrastrukturën rrugore në fushën e bujqësisë me qëllimin më të mirë që fermerët tanë të zot të kenë qasje më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Kjo gjithashtu lehtëson edhe transportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh Haliti.

Ai tha se fermerët vitias gjithashtu janë përkrahur dhe po përkrahën nga komuna e Vitisë edhe me pajisje bujqësore, fidane, sera por edhe në bashkëpunim me partnerët e ndryshme edhe në ngritjen e aftësive profesionale dhe të kapaciteteve për kulturat ndryshme bujqësore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.