DYLON

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Steel Wolf”

“Ujku i Çeliktë”
Avatar photo Redaksia

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.

Validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

EkoHigjiena

Ky Mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërsi.

UF “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.