Ashtu si ndaj Turqisë dhe Andorrës edhe në dy sfidat e rradhës eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, këtë herë për shkak të dëmtimit që ka pësuar Strakosha, titullar në portën e Shqipërisë do të jetë Etrit Berisha.
Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta.
Atalanta ka vendosur ta shesë portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën, i cili ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit te klubi italian.
Sipas mediave italiane Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ndoshta edhe jashtë Italisë.